Thursday, July 2, 2015

Dafina Sjell hitin e ri “Te ti” (Video)

Është publikuar videoklipi i shumëpritur i Dafina Zeqirit, i titulluar “Te ti”.
Kënga e re është prodhim i Sardi Dj dhe Arbre Blass.

Wednesday, July 1, 2015

Propozimi për martesë në mes të shkollës, nuk përfundoi si duhet (Video)

Adoleshenti ka zgjedhur korridorin e shkollës për t’i propozuar të dashurës për martesë, derisa bashkëmoshatarët që e rrethojnë shikojnë me kuriozitet.

Por, ngjarja që ndodhi diku në Brazil, nuk pati një fund të mirë.
Jo se ajo nuk e pranoi, por puthjen e parë të çiftit të fejuar, e pengoi drejtori i shkollës.
Të gjithë duartrokitnin, teksa çifti shkëmbenin puthjen e parë, por kjo nuk i pëlqeu drejtorit të shkollës.

Mos e provoni: Kjo vajzë ngacmoi krokodilin, mezi shpëtoi (Video)

Videoja ka dalë nga një vajzë e re e cila hyri në një rrethinë të një krokodili në kopshtin zologjik Monterrey.

Ajo shihet teksa ngacmon krokodilin dhe mezi arrin të mbajë ekuilibrin e saj, pas hyrjes në rrethojën e krokodilit që nuk e sulmojë as në herën e dytë, transmeton Klan Kosova.
Nga frika që krokodili lëvizi ajo gjeti daljen më të shpejtë për të dalë jashtë.
Ky me të vërtetë është një budallallëk që nuk duhet provuar.

Tuesday, June 30, 2015

Shqiptari me fuqi të jashtëzakonshme (VIDEO)

herkulesi vushtrrias siç e quajnë të tjerët e që ka fuqi t’a mbaj “pezull” makinën dhe nuk e lejon të lëviz.Bujar Muli është ish kampion i Kosovës në peshëngritje. Më poshtë mund ta shihni spektaklin që shfaq ai diku në rrugët e Vushtrrisë.

Monday, June 29, 2015

Është vetëm njëvjeçare, por ngjitet si profesioniste në mur (Video)

Fillimi i ecjes është një ngjarje shumë me rëndësi për fëmijët, por jo edhe për këtë vogëlushe. Si një alpiniste me përvojë, Ellie Farmer, është ngjitur në murin me gurë, qëkur i ka pasur tetë muaj.

Vogëlushja që ka lindur në një familje ngjitësish, shkëmbinjtë i ka “përjetuar” qëkur ishte në bark të nënës së saj, e cila deri në muajin e gjashtë të shtatzënësisë nuk e ka ndalur hobin e saj.
Prej se është postuar videoja, që e tregon vogëlushen duke e pushtuar murin në shtëpinë e saj në Arizona të SHBA-se, ajo është bërë një hit në internet, transmeton Telegrafi.http://www.dailymail.co.uk/video/news/video-1195193/Baby-rock-climb-like-expert-diapers.html

Blero: E vërteta me Afrona Dikën (Video)

Këngëtari Blero Muharremi gjatë kësaj jave që po e lëmë pas ka qëndruar në Turqi.

Përpos xhirimeve të klipit, ai është intervistuar nga ne dhe ka folur për projektin e fundit që vjen në bashkëpunim me Onati e Babastars.
Po përpos kësaj ai është deklararuar edhe për jetën private. Blero ka treguar që mes tij dhe Afronës ka pasur një shkëndijë por që e ka ndërprerë vetë këngëtari.
Gjithashtu, Blero ka rrëfyer edhe fotografitë me modelen çeke që bën bujë gjithandej. Muharremi tha është single por që po shijon jetën e tij deri në maksimum./Prive

Sunday, June 28, 2015

6 shenjat e qarta se ish partneri ju dëshiron përsëri

Thënë sinqerisht, ndarjet ta shpifin. Ato na bëjnë të ndihemi të mërzitur, të pashpresë dhe të frustruar. Megjithëse mund të jetë shumë e tmerrshme, disa ndarje nuk zgjasin përgjithmonë.

Shihni më poshtë 6 shenjat nëse i përshtaten situatës suaj. Ata mund të meritojnë një shansë të dytë.
Ish i dashuri ju kontakton për arsye të vogla
Çiftet që ndahen, duan të qëndrojnë larg njëri-tjetrit – dhe zakonisht nuk kontaktojnë ish partnerët e tyre. Por, kur ish i dashuri ju kontakton, është e mundshme që ata përpiqen të rihapin linjat e komunikimit. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse arsyet e kontaktit me ju janë të një rëndësie shumë të vogël apo të pakuptimtë, si psh. ju thërret për t’ju pyetur për ndonjë recetë të mamasë suaj.
Ish i dashuri juaj pyet për ju
Interesimi i pandërprerë për ju, lë të hapur çështjen se ka ende ndjenja të trazuara. Kështu, nëse ish i dashuri pyet rreth jush përmes miqve, familjarëve apo edhe të afërmve – ata mund të pendohen për ndarjen e shkaktuar.
Ish i dashuri vrapon pas jush
Ish partnerët vazhdojnë të vrapojnë pas njëri-tjetrit, veçanërisht nëse jetojnë në të njejtën lagje apo ndajnë të njejtin rreth shoqëror. Por, nëse e rastisni ish të dashurin ngado që shkoni, në dyqan ushqimor, yoga apo edhe në zyrë- ata mund të përdorin çfarëdolloj rruge vetëm që të përplasen me ju “aksidentalisht”.
Ish i dashuri sillet me ju sikur jeni takuar për herë të parë
 Shumica e lidhjeve kanë një fazë muaj mjalti – një fillim ku gjithçka duket aq romantike dhe ju bëni aq shumë gjëra të këndshme për njëri-tjetrin. Kthimi i kësaj mënyre të sjelljes sërish mund të jetë shenjë se ai prapë do të ju bëjë të njëjtën gjë.
Ish i dashuri juaj bën përpjekje për të ndryshuar veten
Gjithmonë ka një arsye pse lidhja juaj përfundon, pavarësisht a është faji i përbashkët apo i tjetrit (si psh. tradhtia). Ju mund të vëreni se njerëzit zakonisht nuk ndryshojnë për dikë tjetër, vetëm për veten, e kjo do të thotë shumë nëse ai ndryshon për ju.
Ish i dashuri juaj ju tregon
Nëse me të vërtetë is hi dashuri juaj dëshiron të ju kthehet, ai thjeshtë do t’ua thotë juve.