Tuesday, June 30, 2015

Shqiptari me fuqi të jashtëzakonshme (VIDEO)

herkulesi vushtrrias siç e quajnë të tjerët e që ka fuqi t’a mbaj “pezull” makinën dhe nuk e lejon të lëviz.Bujar Muli është ish kampion i Kosovës në peshëngritje. Më poshtë mund ta shihni spektaklin që shfaq ai diku në rrugët e Vushtrrisë.

Monday, June 29, 2015

Është vetëm njëvjeçare, por ngjitet si profesioniste në mur (Video)

Fillimi i ecjes është një ngjarje shumë me rëndësi për fëmijët, por jo edhe për këtë vogëlushe. Si një alpiniste me përvojë, Ellie Farmer, është ngjitur në murin me gurë, qëkur i ka pasur tetë muaj.

Vogëlushja që ka lindur në një familje ngjitësish, shkëmbinjtë i ka “përjetuar” qëkur ishte në bark të nënës së saj, e cila deri në muajin e gjashtë të shtatzënësisë nuk e ka ndalur hobin e saj.
Prej se është postuar videoja, që e tregon vogëlushen duke e pushtuar murin në shtëpinë e saj në Arizona të SHBA-se, ajo është bërë një hit në internet, transmeton Telegrafi.http://www.dailymail.co.uk/video/news/video-1195193/Baby-rock-climb-like-expert-diapers.html

Blero: E vërteta me Afrona Dikën (Video)

Këngëtari Blero Muharremi gjatë kësaj jave që po e lëmë pas ka qëndruar në Turqi.

Përpos xhirimeve të klipit, ai është intervistuar nga ne dhe ka folur për projektin e fundit që vjen në bashkëpunim me Onati e Babastars.
Po përpos kësaj ai është deklararuar edhe për jetën private. Blero ka treguar që mes tij dhe Afronës ka pasur një shkëndijë por që e ka ndërprerë vetë këngëtari.
Gjithashtu, Blero ka rrëfyer edhe fotografitë me modelen çeke që bën bujë gjithandej. Muharremi tha është single por që po shijon jetën e tij deri në maksimum./Prive

Sunday, June 28, 2015

6 shenjat e qarta se ish partneri ju dëshiron përsëri

Thënë sinqerisht, ndarjet ta shpifin. Ato na bëjnë të ndihemi të mërzitur, të pashpresë dhe të frustruar. Megjithëse mund të jetë shumë e tmerrshme, disa ndarje nuk zgjasin përgjithmonë.

Shihni më poshtë 6 shenjat nëse i përshtaten situatës suaj. Ata mund të meritojnë një shansë të dytë.
Ish i dashuri ju kontakton për arsye të vogla
Çiftet që ndahen, duan të qëndrojnë larg njëri-tjetrit – dhe zakonisht nuk kontaktojnë ish partnerët e tyre. Por, kur ish i dashuri ju kontakton, është e mundshme që ata përpiqen të rihapin linjat e komunikimit. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse arsyet e kontaktit me ju janë të një rëndësie shumë të vogël apo të pakuptimtë, si psh. ju thërret për t’ju pyetur për ndonjë recetë të mamasë suaj.
Ish i dashuri juaj pyet për ju
Interesimi i pandërprerë për ju, lë të hapur çështjen se ka ende ndjenja të trazuara. Kështu, nëse ish i dashuri pyet rreth jush përmes miqve, familjarëve apo edhe të afërmve – ata mund të pendohen për ndarjen e shkaktuar.
Ish i dashuri vrapon pas jush
Ish partnerët vazhdojnë të vrapojnë pas njëri-tjetrit, veçanërisht nëse jetojnë në të njejtën lagje apo ndajnë të njejtin rreth shoqëror. Por, nëse e rastisni ish të dashurin ngado që shkoni, në dyqan ushqimor, yoga apo edhe në zyrë- ata mund të përdorin çfarëdolloj rruge vetëm që të përplasen me ju “aksidentalisht”.
Ish i dashuri sillet me ju sikur jeni takuar për herë të parë
 Shumica e lidhjeve kanë një fazë muaj mjalti – një fillim ku gjithçka duket aq romantike dhe ju bëni aq shumë gjëra të këndshme për njëri-tjetrin. Kthimi i kësaj mënyre të sjelljes sërish mund të jetë shenjë se ai prapë do të ju bëjë të njëjtën gjë.
Ish i dashuri juaj bën përpjekje për të ndryshuar veten
Gjithmonë ka një arsye pse lidhja juaj përfundon, pavarësisht a është faji i përbashkët apo i tjetrit (si psh. tradhtia). Ju mund të vëreni se njerëzit zakonisht nuk ndryshojnë për dikë tjetër, vetëm për veten, e kjo do të thotë shumë nëse ai ndryshon për ju.
Ish i dashuri juaj ju tregon
Nëse me të vërtetë is hi dashuri juaj dëshiron të ju kthehet, ai thjeshtë do t’ua thotë juve.

Ja si e festoj ditelindjen Kallashi (Video)

E njohur për vallëzimet e saj speciale, ajo tashmë është bërë e njohur në mbarë trojet shqiptare.

Donjeta Kosumi-Kallashi ka festuar ditëlindjen dhe disa nga momentet e festës shikoni në vazhdim.

Saturday, June 27, 2015

Sa fiton Rita Ora

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është njëra prej yjeve që fiton më së shumti në tregun e muzikës.24-vjeçarja besohet se ka fituar 1.2 milion funte prej muajit mars e deri në dhjetor të vitit 2013.
Këtë shifër e fitoi me reklamat për Calvin Klein, DKNY, Rimmelin, Adidasin dhe Material Girl, 

E ngacmon rojen dhe shiqonni se qka i ndodh (Video)

Për shkak se atyre nuk u lejohet të reagojnë, shumë turistë i ngacmojnë për të provuar durimin e tyre.
Por këtij i erdhi në majë të hundës nga provokimet e turistit aziatik.
Roja e Mbretëreshës i drejtoi armën turistit, duke i ulëritur.

Friday, June 26, 2015

Dembelia nuk ka fund (Foto)


Nëse ndonjëri prej jush mendon se mund të jetë dembel bëni mirë të shihni këto foto. Për këta njerëz duhet shpikur një fjalë tjetër pasi nuk mund të përkufizohen thjesht si dembelë.






Dafina Zeqiri si faraone në klipin e ri (Foto)

Dafina Zeqiri ka befasuar për mirë për fansat e saj me ndryshimin në look që ka bërë së fundmi.

Nga flokët e gjatë dhe biond, Dafina ka prerë flokët e shkurtëra dhe të zezë, derisa në shumicën e komenteve të fansave ajo është krahasuar me një faraone, transmeton Telegrafi.
Frizeri i saj Kaci ka njoftuar se ky është stili i flokëve që do të ketë Daffy në videoklipin e ri.
Kënga titullohet ‘Te ti’ dhe do të publikohet shumë shpejt për të gjithë fansat e saj. 

Thursday, June 25, 2015

Ja çfarë përjeton trupi në 30 ditët e Ramazanit

Në Ramazan, myslimanët agjërojnë çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje një muaj të tërë.
Këtu do të paraqiten disa informacione interesante në lidhje me atë që ndodh në trupin tuaj gjatë këtyre 30 ditëve të Ramazanit.

Ndryshimi në Fazën 1 (Dita 1, Dita 2)

Në ditën e parë të agjërimit, niveli i sheqerit në gjak bie. Zemra ngadalëson rrahjet dhe tensioni i gjakut bie. Glikogjeni është tërhequr nga muskujt duke shkaktuar disa dobësi. Vala e parë e pastrimit është zakonisht më e keqja.

Dhimbje koke, të vjella, fryma e keqe dhe gjuha me një veshje të rëndë janë shenjat e fazës së parë të spastrimit. Uria mund të jetë më intensive në këtë periudhë.

Ndryshimi në Fazën 2 (Dita 3 deri në Ditën e 7)

Yndyrat, të përbëra nga acidet yndyrore të transformuara kanë filluar lirimin e glicerinës nga molekulat gliceride dhe janë konvertuar në glukozë. Lëkura mund të vajiset, sepse këto janë vajra të cilat kanë dalë jashtë nga trupi.

Njerëzit që nuk kanë probleme të lëkurës mund të hasen vetëm disa ditë me këtë gjë. Kjo ndodh për vetë faktin se trupi përparon shumë shpejt dhe sistemi i tretjes qëndron në pushim për disa kohë, duke i përqendruar të gjitha energjitë e tij në pastrim dhe shërim. Qelizat e bardha të gjakut dhe të imunitetit rrisin aktivitetin e sistemit. Ju mund të ndjeni dhimbje në mushkëritë tuaja. Kjo ndodh sepse organet dhe mushkëritë janë në procesin e spastrimit të tyre duke u riparuar në mënyrë graduale. Fryma është ende e rëndë dhe gjuha e veshur. Zorrët janë në proces spastrimi duke ju ndihmuar edhe juve me një funksionim normal.

Ndryshimi në Fazën 3 (Dita 8 deri në Ditën e 15)

Ju do të përjetoni energji të zgjeruara, pikëpamje të qarta dhe do të ndjeheni më mirë. Në dobësitë, lëndimet e vjetra mund të bëheni më të ndjeshëm dhe ato mund të jenë më të dhimbshme. Ky është rezultat i rritjes së aftësisë së trupit për t’u shëruar gjatë agjërimit.

Nëse ju kishit thyer krahun tuaj rreth 10 vjet më parë, ju do ta ndjeni atë edhe gjatë kësaj kohe.

Në këtë kohë të agjërimit aftësitë e trupit tuaj për t’u shëruar janë të lidhura drejt për drejt me stilin e jetës tuaj. Nëse ju keni jetuar me një dietë jo të pasur ushqimore, aftësia natyrore e shërimit të trupit tuaj do të jetë pak e ndërlikuar. Megjithatë gjatë agjërimit procesi i shërimit të trupit është në efikasitet optimal.

Trupi mund të përmbajë inde të vdekura apo të dëmtuara, limfocite të dëmtuara, inde që sekretojnë substanca, të cilat tresin qelizat e dëmtuara.

Këto substanca irritojnë rajonin përreth dhe shkaktojnë një përsëritje të dhimbjeve në pjesën e lënduar më parë, duke ju lënë juve me idenë se kjo mund të ketë vite që është zhdukur.

Dhimbja konsiderohet si e mirë, sepse trupi është duke përfunduar procesin e shërimit. Muskujt mund të bëhen të shtrënguar dhe të lënduar për shkak të largimit të toksinave. Këmbët mund të jenë të prekura më keq, sepse toksinat grumbullohen pikërisht në këmbë. Erërat janë të zakonshme në këtë fazë për shkak të baktereve të tepërta në gojë. Gargara e përditshme me kripë dhe ujë do të pengojë ose të shërojë këtë efekt.

Ndryshimi në Fazën 4 (Dita 16 deri në Ditën e 30)

Trupi i është përshtatur plotësisht procesit të agjërimit. Ka më shumë energji dhe qartësi të mendjes. Periudha e pastrimit mund të jetë më e shkurtër dhe ditë më të mira mund të keni në këtë fazë. Shërimi i organeve është duke përfunduar. Pasi janë nxjerr jashtë mekanizmat e shkaktimit të dëmeve, trupi fillon të punojë me kapacitet maksimal për zëvendësimin e indeve të dëmtuara.

Pas ditës së 20 truri është me funksion më normal. Qartësia e mendjes dhe ekuilibri emocional mund të ndjehen në këtë kohë. Kujtesa dhe përqendrimi janë përmirësuar.

Mos e lesho pa e shikuar - çdo njeri dëshiron të martohet me një vajzë si kjo...(Video)


Wednesday, June 24, 2015

Kujdes kur ecni duket perdor telefonin , ja qfar mund tju ndodh ! (Foto)

Është një seri që nuk ka fund. Bëhet fjalë sigurisht për njerëzit të cilët derisa janë duke ecur, përdorin telefonat e tyre.

Dhe tanimë, pasojat e këtij veprimi i ka përjetuar një adoleshente nga qyteti Mianyang, Kinë, transmeton Telegrafi.
Problemi i vajzës ishte që ishte e dobët dhe këmba e saj, u fut “pa problem” në puset – këmba e saj kishte pësuar një çarje.

Fshihet poshtë shtratit për ti bërë surprizë të fejuarit, por cfar sjell ai në dhom !

Një ngjarje e pakëndshme e ka tronditur një vajzë të re e cila është bërë pjesë e tradhtisë së të fejuarit të saj pa dashje.Natasha Jefferson nga Britania e ka treguar këtë ngjarje duke thënë se ajo donte ti bënte një surprizë të dashurit të saj dhe është future në shtëpinë e tij pa e lajmëruar.E veshur me një kostum intim, vajza është futur poshtë shtratit të tij, që në momentin kur ai të vinte ajo ti bënte një surprizë të “nxehtë’.Por vajza nuk e ka menduar aspak se surprizën e vërtetë do e gjente nga i dashuri i saj i cili duke mos ditur gjë për të dashurën e tij ka sjellë në shtëpi një vajzë tjetër. Pasi çifti i sapoardhur ka filluar të zhvishet vajza poshtë shtratit ka dalë duke u shokuar nga tradhtia e të dashurit të saj.

Mos i hidhni lëvoret e limonit , Ja cfarë vlerash të mrekulushme kanë!

Limoni mund të përdoret në mënyra shumë të ndryshme për të pastruar shtëpinë, por edhe si një produkt bukurie për të hequr pikat e zeza në fytyrë dhe për ta bërë lëkurën më të ndritshme. Por a e keni menduar ndonjëherë se si mund t’i përdorni lëkurat e limonit?
Kur nuk janë të trajtuara me produkte kimike dhe vijnë nga kultivime biologjike, lëkurat e limonit mund të përdoren në mënyra të ndryshme.


  1. Ulin kolesterolin
Në mëngjes, të gjithë duhet të pinë një gotë ujë me limon për të përmirësuar shëndetin. Por ata që e kanë kolesterolin e lartë, mund t’i shtojnë edhe lëkurat e limonit, një element i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë (përbërës polifenolikë metabolikë sekondarë i bimëve). Kjo pije do të arrijë që t’ju pastrojë trupin, duke ju hequr të gjitha toksinat.
  1. Ju zbusin lëkurën e bërrylave
E keni lëkurën e bërrylave shumë të ashpër dhe kremi hidratues nuk ju jep asnjë rezultat? Krijoni një përzierje me sodën e bukës (hidhini shumë pak ujë), lëkurën e limonit dhe lëngun e tij. Do të gjeni zgjidhjen perfekte për ta bërë lëkurën e bërrylave tuaj të butë. Aplikojeni këtë “krem” të bërë në shtëpi menjëherë pasi të keni bërë dush dhe rezultati do të jetë perfekt.
  1. Shërbejnë si dezinfektuese
Dëshironi të pastroni kuzhinën pa përdorur detergjentët e tregut, të cilët janë më shumë se dy herë gërryes dhe toksikë? Për të dezinfektuar çdo lloj sipërfaqeje, mund të përdoret lëkura e limonit, e cila ka veti shumë të mira antibakteriale.
  1. Janë si skrab natyral
Lëkura e limonit është ideale për të krijuar një skrab biologjik të bërë në shtëpi. Për ta realizuar, është e nevojshme që lëkurën e limonit ta grini dhe më pas t’i shtoni një lugë të vogël kallamsheqeri dhe gjysmë lugë gjelle vaj ulliri. Përbërja duhet të aplikohet mbi lëkurë të lagur dhe ashtu duhet të lihet për 10 minuta.
  1. Pastrojnë furrën ose mikrovalën
Ekzistojnë përbërës të ndryshëm për të pastruar furrën pa përdorur produkte kimike. Një nga këta është përdorimi i lëkurës së limonit, që mund të hidhet në një tas me ujë (që duron nxehtësinë). Vendoseni atë në mikrovalë ose në furrë dhe lëreni deri sa të valojë. Avulli do të mundësojë heqjen e njollave dhe të erës së keqe në një mënyrë tepër të lehtë.
  1. Heqin kalkarin
Lëkura e limonit mund të heqë edhe kalkarin. Për ta bërë këtë, është e nevojshme që të përzieni lëkurën e tij me dy lugë sodë buke, një lugë uthull molle dhe tre litra ujë. Të gjithë këtë përzierje duhet ta zieni dhe më pas ta hidhni në vendet apo objektet që kanë kalkar. Lëreni ashtu për 10 minuta e më pas shpëlajini.

Tuesday, June 23, 2015

20 sekrete që nuk i dini për puthjen

Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion që të jep shumë kënaqësi, për të mos thënë që është provuar shkencërisht që siguron një afrim më të madh emocional mes çifteve sesa intimiteti fizik.

Është provuar që njerëzit e mbajnë mend puthjen e tyre të parë shumë më mirë dhe e kanë më të gjallë sesa përvojën e parë seksuale. Njerëzit nuk rrinë t’i mendojnë këto pjesëza të gëzueshme jete, por janë ca gjëra që ndoshta nuk i di për mënyrën më të mirë e më përmbushëse të shprehjes së dashurisë.
Bëjmë pak shkencë
Ka një emër shkencor për gjithçka dhe këtu bën pjesë dhe puthja. Termi për fushën që studion puthjen është “filematologji”, termi shkencor për puthjen franceze është “kataglotizëm”.
Të flasim për fjalët
Fjala “kiss” vjen nga anglishtja e vjetër “cyssan,” e cila nga ana e saj vjen nga paragjermanishtja “kussijinan” ose “kuss.” Këto fjalë mendohet që kanë ardhur nga tingulli që bën puthja.
Stërvitje
Lëvizja e buzëve është një punë fizike, por saktësisht sa fizike është? Një njeri mesatar djeg 2 kalori për çdoGjurmë letrare
Puthja është një temë e përhapur në poezi dhe letërsi në të gjitha gjuhët e botës. Për herë të parë, puthja është shkruar në tekstet e Katër Vedikteve Sanskrite, që janë shkruar që në vitet 1500 Para Krishtit.
Gojë e pistë
Dihet gjerësisht që goja është një vend i papastër. Me një puthje, një njeri shkëmben nga 10 milionë në 1 miliardë baktere. Sado e çuditshme të duket megjithatë, të puthesh me një person të sëmurë ka më pak rrezik për të marrë të ftohtin sesa t’i japësh dorën.
Koha më e bukur
Të masësh kohëzgjatjen e gjithë veprimeve të ndihmon t’i vendosësh gjërat në perspektivë. Një person normal puthet aq sa mund të mbushë dy javë të jetës. Puthja mendohet që është e këndshme, por mund të ketë edhe pasoja shumë të këqija. Në Kinë, një burrë e puthi aq fort të dashurën sa uli presionin e ajrit në gojën e saj dhe asaj iu ça daullja e veshit.
Në një puthje angazhohen shumë muskuj, një puthje të plotë franceze përfshin 34 muskuj, por më i rëndësishmi është orbicularis oris, muskuli që mbledh buzët. minutë puthje, një pasionant mund të djegë deri 6 kalori në minutë.

Shoferja e autobusit rrah femrën, e cila e kishte fotografuar duke kaluar në të kuqen (Video)

Një kalimtar rasti ka arritur të xhirojë momentin shokues, kur shoferja e një autobusi lokal ndaloi në mes të rrugës, dhe vrapoi në drejtim të një femre duke e kapur për fyti në një lagje në pjesën jugore të Londrës.

Në një video të postuar në internet, shihet se si shoferja e një autobusi kap për fyti një femër në mes të rrugës, duke bllokuar kështu trafikun në rrugën Stamford, raporton Mirror.
Besohet se viktima 27-vjeçe, një e diplomuar në kolegjin King të Londrës, kishte arritur të xhirojë shoferen e autobusit duke kaluar derisa në semafor ishte e ndezur drita e kuqe.

Dafina Zeqiri mahnit me bukurin e saj (Foto)





Monday, June 22, 2015

Shiqoni se si ju ik hajni policis (Video)

Në një video të postuar në rrjetet sociale (ndonëse duket të ketë ndodhur vite më parë) shihet një dështim spektakolar i policisë.

Siç edhe duket, policia, sigurisht të thirrur për një vjedhje, vijnë në vendin e ngjarjes.
Dhe pikërisht në momentin e arritjes së tyre, hajnat dalin nga banka dhe futen në veturë

Kjo është shtëpija e ëndrrave (Foto)


E ndërtuar në Beverly Hills të Los Angelesit, kjo shtëpi duket si pjesë e ndonjë përralle.

Shtëpia ka një kopsht të rregulluar me shije, me disa nivele, ndërkaq peizazhi që e rrethon është vërtetë mahnitës.
Natyra e kësaj zone ishte ajo që ka diktuar punën e ndërtuesit Richard Papalian, dizajnerit Michael Palumbo dhe arkitektit Marc Whipple.
Kështu, ata realizuan këtë objekt që flet njëzëri me ambientin që e rrethon.
Shtëpia ka izolim të mjaftueshëm, pasi që një pjesë e madhe e saj përshkohet nga qelqi, ndërkaq lidhshmëria në mes të hapësirave brenda saj është po ashtu mbresëlënëse.







Cfar ka ndodhur me Stresin

Problemet e Stresit me ligjin nuk janë diçka e panjohur, prandaj reperi është mësuar me intervenimet e policisë.
Gjatë ditës së diel mediat shqiptare raportuan se Arkimed Lushaj ishte shoqëruar nga policia në njërin prej komisariateve të Tiranës.
Sipas këtij njoftimi, policia kishte dashur të verifikojë nëse këngëtari ishte në kërkim duke pasur parasysh ikjen e tij të mëparshme.
Mirëpo, përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi në mënyrën e tij tregon se është i lirë.

Sunday, June 21, 2015

Cilat janë dëmet që shkakton duhani

Konsumimi i duhanit, po përhapet gjithmonë edhe më tepër në shoqërinë shqiptare. Mjekja-specialiste, pranë Dispanserisë së Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë, Matilda Gjergji, tregon për “Shekulli”-n, rreth dëmeve që shkaktohen në organizëm nga pirja e tij. Ky ves dëmton jo vetëm mushkëritë, por çdo qelizë dhe ind të trupit tonë. Ajo tregon se, edhe pesë cigare në ditë kanë efekte anësore. Duhani dëmton jo vetëm duhanpirësin, por edhe personat pranë tij. Sipas saj, shqetësues është fakti që duhani ka nisur të konsumohet në masë nga gratë dhe fëmijët.

Megjithëse shfaqen shenjat e para të sëmundjeve, që shkaktohen nga pirja e duhanit, shpesh njerëzit nuk i drejtohen mjekut të familjes apo mjekut specialist. Tashmë në mjekësi ofrohet asistencë me medikamente të ndryshme për të ndihmuar lënien e duhanit.


Simptomat e para fillojnë të shfaqen qysh në vitin e parë të nisjes së duhanit. Sa më shumë cigare të pihen, aq më i madh është rreziku i kronicizimit dhe i shkaktimit të shenjave dhe sëmundjeve të ndryshme. Por elementet klinike nuk mungojnë as te njerëzit që pinë më pak se pesë cigare në ditë. Koha se kur mund të shfaqen dëmtimet nga pirja e duhanit është e lidhur ngushtë edhe me faktorë të tjerë trashëgimie, mjedisi apo sëmundje të tjera, që mbart individi kur pi duhan.
Pirja e duhanit dëmton pothuajse çdo organ në trupin e njeriut. Në morinë e dëmtimeve të duhanit mund të përfshijmë kryesisht sëmundjet kronike të mushkërive, të zemrës, të enëve të gjakut, të trurit, të sistemit tretës, riprodhimit etj. Dëmtime të rënda konsiderohen efektet shkatërruese që ka duhani mbi qelizat dhe strukturat e tjera të rrugëve ajrore, sidomos ato në nivelin bazal, ose bronko-alveolar të mushkërive. Fillimisht dëmtimet e mushkërive mund të nisin si minimale dhe të përshkruhen nga duhanpirësit, si kollë e thatë. Me kalimin e viteve ajo mund të kthehet në kollë me sekrecione, ose në kollë të njomë. Prezenca e kollës së njomë te duhanpirësit nuk është gjë tjetër, veçse manifestimi më tipik i bronkitit kronik, që vjen nga duhani. Gjithashtu veçantia e kollës te këta të sëmurë është se, ajo shfaqet kryesisht në mëngjes herët. Nëse nuk ndërpritet pirja e duhanit dhe nuk diagnostikohen me kollë bronkiti kronik, këta të sëmurë mund të preken edhe nga sëmundje më të rënda si: bllokim dhe ngushtim të pakthyeshëm të bronkeve dhe rrugëve të tjera ajrore. Gjithashtu, këta të sëmurë jo rrallëherë bëhen astmatikë dhe kanë nevojë për marrjen e pompave dhe mjekimeve të tjera, me synim lehtësimin e shenjave të komplikacioneve të pirjes së duhanit. Të gjithë e dinë lidhjen e drejtpërdrejtë që ka kanceri i mushkërive me pirjen e duhanit. Në mbi 90 për qind e rasteve, kanceri i mushkërive ndodh te njerëzit që kanë pirë duhan. Studime shkencore kanë demonstruar lidhjen e drejtpërdrejtë të pirjes së duhanit me frekuencën në rritje të kancerit, jo vetëm në mushkëri, por edhe në organe të tjera, si për shembull në stomak, zorrë, prostatë etj. Në zemër dhe në enët e gjakut dëmet që sjell kjo sëmundje ka lidhje me rritjen e tensionit të gjakut, rritje në ritmin e zemrës, trashjen dhe shtimin e mundësive për dëmtime arteriale, gjithashtu edhe në rritjen e rrezikut për tromboza dhe hemorragji.

Stupcat pushtojn Qeverin (Video)

“Daja Shaban” quhet skeçi i radhës i humoristëve më të pëlqyer të viteve të fundit, Stupcat.
Shabani që portretizohet nga Vedat Bajrami, është ‘zyrtar i lartë në Ministri’.

Rakuni hyn në depo të alkoolit dhe bëhet rrot (Video)

Një rakun hyri fshehurazi në një depo të alkoolit dhe, për fatin e tij të keq, piu aq shumë alkool sa nuk e mbanin këmbët.
Se si duket një rakun i dehur do ta shihni në videon e bërë nga një punëtor në depo, i cili kishte vërejtur rakunin dhe kishte filluar incizimin me celular.


Saturday, June 20, 2015

Tuna sjell premjer super hitin (Video)

Eshtë lansuar pasi është përfolur shumë nëpër media, projekti i ri i madh i Tunës, një konstelacion artistik i paralajmëruar vetëm pak ditë më parë e që vjen si befasi për skenën muzikore.
“Nobody There” titullohet kënga me videoklip në gjuhën angleze e Tunës, e cila kësaj radhe vjen ndryshe, ama shumë ndryshe.
Një konstelacion artistik i realizuar në një video me plot sharm dhe me skena të pasura vallëzimi, e shfaqin Tunën më të thjeshtë dhe pa ekstravagancë, por duke demonstruar lëvizje akrobatike me Simone Pigliacellin, i cili merr pjesë si aktor në videoklip, e me të cilin këngëtarja e fioi edhe Dancing ëith the Stars 5.
Skenat e klipit që demonstrojnë luftën e Tunës ndër vite në skenën muzikore e ku ajo e sheh veten si më të madhen e fitimtare, i ka nxjerrë Max Production, në vet regjinë artistike të Tunës.
Muzika është punuar nga DaBeatFreakz, producentë me renome ndërkombëtare që prapa vetes kanë pasur edhe dhjetëra muzikantë të tjerë, e që më parë kanë punuar edhe me emra si Usher, Justin Bieber dhe Katy Perry.

Shiqoni qfar i bëjn Shpend Ahmetit Stupcat(Video)

“Zonjat e ndërtimit” titullohet njëri nga skeqet ku pjesë është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Edhe pse Shpendi nuk doli shumë nga roli i tij në jetën reale duke aktruar po ashtu kryetarin e komunës, ai ka sfiduar humoristët e njohur Vedat Bajrami dhe Osman Azemi,duke aktruar si një aktor i vërtetë.

Të fejuarës i ngeli vetëm një muaj jetë, ja çfarë bën ai (Video)

rej tre vitesh, kanceri i cili po i merrte vitet më të mira të jetës po përparonte. Liza Heaton 25 vjeç, mjekët i dhanë një lajm të hidhur, asaj i mbetej vetëm një muaj jetë.

E tronditur Liza pa drejt të fejuarit Wyatt dhe i tha menjëherë se dëshira e tyre për tu martuar, tashmë merrte fund.
Por ai nuk u dorëzua, vrapoi drejt shtëpisë së tij, mori unazën e nënës së ndarë nga jeta disa vite më parë dhe u paraqit në derën e shtëpisë së Liza, duke i thënë “Do martohemi brenda dy ditësh”.
I riu gjeti mbështetjen e të afërmve të cilët erdhën në kohë rekord në Shreveport, të Louisiana (SHBA), për të celebruar dashurinë e tyre.
Ceremonia martesore u zhvillua në buzë të lumit, Liza dhe Wyatt shkëmbyen betimet e martesës.

16-vjeçarja që bëri gjyqtarët të qajne me lot…Ju lutemi Shpërndajeni lë të shohin të gjithë..!


Friday, June 19, 2015

A është kjo e dashura e re e Bleros (foto)

Këngëtari ka tash e disa muaj që është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi.
Dhe që prej asaj kohe është thënë se ai ka qëndruar “rehat” duke mos “përzier” me femra tjera, megjithatë tash po duket të jetë krejt ndryshe.

Në një foto në Instagram, ai shfaqet me një femër, që nuk dihet nëse është ndonjë statiste e klipit që ai po xhiron në Turqi, apo është e dashura e tij

Si të ushqehemi shëndetshëm

Ushqim i shëndetshëm nuk do të thotë ushqim pa shije, porushqim me shumë vlera për trupin tonë, të cilat na ndihmojnë për të pasur një organizëm të shëndetshëm. NWse doni që me të vërtetë të kujdeseni për shëndetin tuaj duhet që të konsumoni sa më shumë fruta_perime. 

Një rëndësi tjetër kanë fakti se si ne i konsumojmë dhe ccfarë konsumojmë gjatë një vakti ushqimor.
Si të bëjmë kujdes me ushqimin që konsumojmë?

1- Përkujdesja e cilësisë së yndyrës që përdorni në gatimin tuaja. Vaji i ullirit do të ishte një alternativë shumë e mirë për ta përdoruar jo vetëm në sallatat tuaja, por edhe në gatimet.
2- Çdo vakt duhet të përmbajë 1/2 e pjatës sonë me perime dhe fruta. (Kujdes! Sasia ditore e perimeve duhet të jetë gjithmonë më e madhe se ajo e frutave. Perimet dhe frutat duhet të jenë gjithnjë të stinës)

3- 1/4 e pjatës sonë duhet të përmbajë drithëra integrale (Kujdes! Duhet të evitohen drithërat e rafinuara). Produkte me drithëra integrale: tërshëra, bukaintegrale, oriz integral, makarona integrale, biskota etj.

4- Dhe 1/4 tjetër e pjatës sonë duhet të përmbajë proteine bimore ose shtazore. (Kujdes! Përtë evituar yndyrën shtazore të tepërt duhet të kontrolloni sasinë e produkteve, pra të mos i konsumoni në masë të madhe dhe sigurisht të preferoni ato produkte që përmbajnë yndyrë në përqindje më të ulët.
Bulmet: preferoni atë të skremuar, largoni masën e dhjamin nga mishi i kuq, lëkurën te mishi i pulës dhe zëvendësoni proteinën shtazore me atë bimore duke konsumuar më shpesh perimet.

5- Dhe mos harroni 2-3 litra ujë çdo ditë!

Ky është femija më i fort në botë (Video)


A dëshironi shpejt para – menjëherë blijeni këtë bimë për në shtëpi

Sipas Feng Shui, besohet se prania e kësaj bime tërheq paratë, dhe besohet se ajo ndikon pozitivisht në punën dhe bën para me gjethet e saj me mishtak njejtë si monedha.
Në disa vende aziatike këto bimë janë kaluar nga brezi në brez, transmeton TetovaSot.
Bima nuk kërkon shumë, është shumë rezistente, dhe në qoftë se ju kujdeseni për të mund të zgjasë gjatë. E gjitha që i duhet kësaj bime është të ketë një dritë.
Në pjesën e kohës së ngrohtë të vitit mund të nxirret jashtë, por ajo që është e rëndësishme është që mos ekspozohet drejtpërdrejt në diell.
Sigurisht, atëherë ajo duhet më shumë të jetë e mbyllur, por kjo duhet të bëhet kur toka është plotësisht e thatë.
Gjegjësisht, në qoftë se toka është shumë e lagësht, gjethet mund e saj të bien dhe t’i kalben rrënjët.7