E ndërtuar në Beverly Hills të Los Angelesit, kjo shtëpi duket si pjesë e ndonjë përralle.
Shtëpia ka një kopsht të rregulluar me shije, me disa nivele, ndërkaq peizazhi që e rrethon është vërtetë mahnitës.
Natyra e kësaj zone ishte ajo që ka diktuar punën e ndërtuesit Richard Papalian, dizajnerit Michael Palumbo dhe arkitektit Marc Whipple.
Kështu, ata realizuan këtë objekt që flet njëzëri me ambientin që e rrethon.
Shtëpia ka izolim të mjaftueshëm, pasi që një pjesë e madhe e saj përshkohet nga qelqi, ndërkaq lidhshmëria në mes të hapësirave brenda saj është po ashtu mbresëlënëse.
No comments:
Post a Comment