Chelsea ka siguruar shërbimet e Radamel Falcaos nga Monaco në formë huazimi – raporton Sky Sports.
Kolumbiani sezonin e fundit e kaloi si i huazuar te Manchester Unitedi, por menaxheri Louis van Gaal nuk siguroi marrëveshje permanente pasi ai realizoi vetëm katër gola në 26 paraqitje në Premier Ligë, transmeton koha.net.
29-vjeçari në javën e kaluar njoftoi se dëshiron të mbetet në Angli, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i tij në Stamford Bridge.
Falcao u transferua te Monaco në vitin 2013 nga Atletico Madridi, mirëpo lëndimet nuk e lejuan që të tregonte formën që pati te klubi spanjoll.
No comments:
Post a Comment