Thursday, June 18, 2015

AGJERIMI MJEKON !

Sipas të dhënave të tre mjekëve specialistë: Davor Perinoviq-mjek specialist nga Kroacia, Heinz Hillman- shkencëtar gjerman, dhe dr. Nikollajev-psikatër rus, agjërimi bën shërimin e plotë ose ndikon pozitivisht në përmirësimin e:
 – Sëmundjeve të zemrës;
 – Sëmundjeve të veshkëve;
 – Sëmundjeve të mëlqisë;
– Ndikon si preventivë kundër shumë sëmundjeve kanceroze;
 – Përmirëson veprimin kardiovaskular
; – Përmirëson dukshëm tensionin e gjakut;
 – Normalizon aritminë dhe frymëmarrjen e parregullt
; – Forcon tonusin e zemrës;
 – Ndikon pozitivisht tek ata që janë me diabet, me reumatizëm, me skizofreni;
 – Me agjërim mund të pengohet arterioskleroza, madje mund të përmirësohet edhe gjendja e të sëmurëve; – Me agjërim mund të ushtrohet edukata fizike dhe psikoterapia.
 Të dhënat e sipërpërmendura janë shtruar në pika të përgjithshme, në vazhdim do t’i ekspozojmë më gjerësisht: – Dijetari i madh gjerman i mjekësisë, Heinz Hillman, në librin e tij “Mjeku shtëpiak për të shëndoshët dhe të sëmurët” në faqen 146 thotë: ”Në kohën e sotme është harruar plotësisht metoda magjike që u ka ndihmuar shumë brezave më herët në ruajtjen e shëndetit. Ajo është metoda e agjërimit. Asnjëherë në historinë e njerëzimit, mjekët nuk e kanë mohuar dobinë e madhe të kufizimit të kohëpaskohshëm të ushqimit. Mjekësia bashkëkohore e ka dëshmuar në studime të hollësishme se çdo lloj agjërimi shkakton kthesë konstante në organizëm. Agjërimi e rrit ndikim bakterial të gjakut dhe në këtë mënyrë konsiderueshëm e rrit edhe aftësinë imunologjike të organizmit ndaj sëmundjeve infektive.” Zemra Zemra si organ qendror i qarkullimit të gjakut gjithmonë është në punë ritmike aktive. Mirëpo madhësia e punës së saj nuk është gjithmonë konstante, por varet nga nevojat e organizmit. Mjeku i njohur Benedikt thotë se gjatë agjërimit zemra kursen 14.000 rrahje. Për punën e vet zemra shfrytëzon sheqernat, albuminet dhe yndyrërat. Nga sheqernat shfrytëzon glukozën, por si depo kryesore energjetike shfrytëzon glikogjenin, koncentrimi i të cilit rritet gjatë urisë-agjërimit. Veshkët Veshkët, funksioni primar i të cilave është pastrimi i gjakut nga materiet e dëmshme që janë prodhime të zbërthimit të materieve ushqyese në organizëm. Me zvogëlimin e marrjes së ushqimit zvogëlohet edhe puna e veshkëve. Këtu bazohet edhe njëra nga masat higjieno-dietike për shërimin e sëmundjeve të veshkëve, që është mosmarrja e ushqimit dhe ujit 3-4 ditë përveç një sasie të vogël lëngu pemësh. Mëlqia Mëlqia është organ aq më rëndësi për organizmin sa që quhet edhe “laborator i organizmit”. Mëlqia ka detyrë që helmet, të cilat futen në organizëm t’i detoksojë, pra t’i shndërrojë në komponime të padëmshme kimike. Çdo sëmundje pak më e rëndë e mëlqisë përfundon me vdekje, jo drejtpërsëdrejti pse humbet ky organ, por tërthorazi meqë në organizëm grumbullohen helme të forta që shumë shpejt shkaktojnë vdekjen. Mëlqia është një ndër organet më të ngarkuara në tërësi që kurrë nuk “pushon”, ngase duhet mënjanuar madje edhe ato helme që futen përmes frymëmarrjes. Prandaj çdo agjërim është pushim në kuptimin tekstual të fjalës për mëlqinë. Jo vetëm kaq, agjërimi më i gjatë mundëson përtëritjen më të shpejtë dhe më të lehtë të mëlqisë. E gjithë kjo tregon se agjërimi jo vetëm që e zvogëlon mjaft rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve vdekjeprurëse, por ndihmon që organizmi në segmente të veçanta të tij të përtërihet. Dihet se me anë të urisë zvogëlohen shtresat yndyrore në inde, por më pak dihet se me uri shkrihen edhe ato shtresa të yndyrës që sjellin infarktin e zemrës, shfaqjen e arteriosklerozës dhe shpejtimin e plakjes. Madje pohohet se personat që deri në tri herë në vit (ndërsa, shumë muslimanë në shenjë të devotshmërisë dhe shoqërimit të Ramaznit, agjërojnë para dhe pas këtij muaji), më ngadalë plaken

No comments:

Post a Comment