Një kalimtar rasti ka arritur të xhirojë momentin shokues, kur shoferja e një autobusi lokal ndaloi në mes të rrugës, dhe vrapoi në drejtim të një femre duke e kapur për fyti në një lagje në pjesën jugore të Londrës.
Në një video të postuar në internet, shihet se si shoferja e një autobusi kap për fyti një femër në mes të rrugës, duke bllokuar kështu trafikun në rrugën Stamford, raporton Mirror.
Besohet se viktima 27-vjeçe, një e diplomuar në kolegjin King të Londrës, kishte arritur të xhirojë shoferen e autobusit duke kaluar derisa në semafor ishte e ndezur drita e kuqe.
No comments:
Post a Comment