Eshtë lansuar pasi është përfolur shumë nëpër media, projekti i ri i madh i Tunës, një konstelacion artistik i paralajmëruar vetëm pak ditë më parë e që vjen si befasi për skenën muzikore.
“Nobody There” titullohet kënga me videoklip në gjuhën angleze e Tunës, e cila kësaj radhe vjen ndryshe, ama shumë ndryshe.
“Nobody There” titullohet kënga me videoklip në gjuhën angleze e Tunës, e cila kësaj radhe vjen ndryshe, ama shumë ndryshe.
Një konstelacion artistik i realizuar në një video me plot sharm dhe me skena të pasura vallëzimi, e shfaqin Tunën më të thjeshtë dhe pa ekstravagancë, por duke demonstruar lëvizje akrobatike me Simone Pigliacellin, i cili merr pjesë si aktor në videoklip, e me të cilin këngëtarja e fioi edhe Dancing ëith the Stars 5.
Skenat e klipit që demonstrojnë luftën e Tunës ndër vite në skenën muzikore e ku ajo e sheh veten si më të madhen e fitimtare, i ka nxjerrë Max Production, në vet regjinë artistike të Tunës.
Muzika është punuar nga DaBeatFreakz, producentë me renome ndërkombëtare që prapa vetes kanë pasur edhe dhjetëra muzikantë të tjerë, e që më parë kanë punuar edhe me emra si Usher, Justin Bieber dhe Katy Perry.
No comments:
Post a Comment