Tuesday, June 23, 2015

20 sekrete që nuk i dini për puthjen

Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion që të jep shumë kënaqësi, për të mos thënë që është provuar shkencërisht që siguron një afrim më të madh emocional mes çifteve sesa intimiteti fizik.

Është provuar që njerëzit e mbajnë mend puthjen e tyre të parë shumë më mirë dhe e kanë më të gjallë sesa përvojën e parë seksuale. Njerëzit nuk rrinë t’i mendojnë këto pjesëza të gëzueshme jete, por janë ca gjëra që ndoshta nuk i di për mënyrën më të mirë e më përmbushëse të shprehjes së dashurisë.
Bëjmë pak shkencë
Ka një emër shkencor për gjithçka dhe këtu bën pjesë dhe puthja. Termi për fushën që studion puthjen është “filematologji”, termi shkencor për puthjen franceze është “kataglotizëm”.
Të flasim për fjalët
Fjala “kiss” vjen nga anglishtja e vjetër “cyssan,” e cila nga ana e saj vjen nga paragjermanishtja “kussijinan” ose “kuss.” Këto fjalë mendohet që kanë ardhur nga tingulli që bën puthja.
Stërvitje
Lëvizja e buzëve është një punë fizike, por saktësisht sa fizike është? Një njeri mesatar djeg 2 kalori për çdoGjurmë letrare
Puthja është një temë e përhapur në poezi dhe letërsi në të gjitha gjuhët e botës. Për herë të parë, puthja është shkruar në tekstet e Katër Vedikteve Sanskrite, që janë shkruar që në vitet 1500 Para Krishtit.
Gojë e pistë
Dihet gjerësisht që goja është një vend i papastër. Me një puthje, një njeri shkëmben nga 10 milionë në 1 miliardë baktere. Sado e çuditshme të duket megjithatë, të puthesh me një person të sëmurë ka më pak rrezik për të marrë të ftohtin sesa t’i japësh dorën.
Koha më e bukur
Të masësh kohëzgjatjen e gjithë veprimeve të ndihmon t’i vendosësh gjërat në perspektivë. Një person normal puthet aq sa mund të mbushë dy javë të jetës. Puthja mendohet që është e këndshme, por mund të ketë edhe pasoja shumë të këqija. Në Kinë, një burrë e puthi aq fort të dashurën sa uli presionin e ajrit në gojën e saj dhe asaj iu ça daullja e veshit.
Në një puthje angazhohen shumë muskuj, një puthje të plotë franceze përfshin 34 muskuj, por më i rëndësishmi është orbicularis oris, muskuli që mbledh buzët. minutë puthje, një pasionant mund të djegë deri 6 kalori në minutë.

No comments:

Post a Comment